Të menduarit logjik ka një rëndësi të madhe për arritjen e zgjidhjes së situatave problemore në mësim. Në klasën III-1 prezent ishte psikologu Valdet Plakolli. Z. Plakolli shpjegoi format se si arrihet deri të dhënia e zgjidhjes duke përdorur të menduarit logjik. Krahas kësaj, nxënësit u sfiduan me aktivitete logjike e kreative. Atyre iu ofrua mundësia që të japin zgjidhje të ndryshme për secilën situatë problemore.
Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të temës modulare. Klasa III/1 dhe mësuesja e klasës e falënderojnë shumë z. Plakolli për kohën e ndarë për të bashkëpunuar me klasën tonë.