E gjithë natyra, e gjallë dhe jo e gjallë, gjithçka që na rrethon përbëhet prej lëndëve (materieve). Lëndët shpesh janë të përziera dhe përmbajnë përbërës me karakteristika të ndryshme. Lëndët e tilla i quajmë përzierje.
Ndarja e përbërësve të përzierjeve bëhet në bazë të dallimeve të vetive të tyre. Për të kuptuar më mirë metodat e ndarjes së përzierjeve nuk mjafton vetëm mësimi nga libri, këto njohuri duhet shoqëruar edhe me punë praktike dhe eksperimente.
Nxënësit e klasës V-1 ishin në kabinetin e kimisë ku mësimdhënësja e kësaj lënde Janina Xërxa së bashku me disa nxënës demonstruan metodat e ndarjes, si: dekantim, filtrim, ndarja me magnet, distilim etj.
Nxënësit e klasës V-1 së bashku me mësuesen falënderojnë nxënësit dhe mësimdhënësen për kohën e ndarë.