ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizita në laboratorin mikrobiologjik “Jeta”

Vizita në laboratorin mikrobiologjik “Jeta”

Në kuadër të vizitës mujore, kësaj radhe nxënësit e klasave të dyta ishin në laboratorin mikrobiologjik “Jeta”. Vizita u mundësua nga prindërit e klasës II-2, Dr. Luan dhe Ardita Sylejmani. Nxënësit patën rastin që t’i shohin pajisjet me të cilat bëhen analizat dhe procedurat nëpër të cilat kalojnë mostrat për t’u analizuar. Disa nga nxënësit dhanë mostra të gjakut për t’i bërë analiza dhe disa prej tyre dhanë mostrat e hundës dhe fytit. Me shumë kureshtje nxënësit përcillnin punën në laborator dhe bënin pyetje në lidhje me pajisjet dhe punën e tyre. Pasi që panë punën në laborator, nxënësit së bashku me znj. Ardita dhe z. Luan erdhën në përfundim që, bërja e analizave është shumë e mirë dhe e dobishme për shëndetin e secilit prej nesh. Në fund nxënësit u freskuan me nga një lëng që ua dhuroi z. Sylejmani. jeta1 jeta2 jeta3 jeta4 jeta5 jeta6 jeta7 jeta8 jeta9