Nxënësit e klasave të gjashta ndoqën një ligjëratë me temë “Demokracia dhe të drejtat e njeriut në shoqërinë demokratike”, mbajtur nga z. Dastid Pallaska, prindi i Gentit në klasën VI-2, temë ndërlëndore e cila ngërthen në vete informacione të lëndës së Edukatës qytetare dhe të Historisë.
“Demokracia dhe të drejtat e njeriut” është shprehje e njohur për nxënësit, por gjatë ligjëratës të mbushur me shembuj konkret nga jeta e përditshme shkollore ata u njohën nga afër me zbatimin e saj në shkollë dhe në shoqërinë tonë.
Mesazhi që përcolli ligjërata ishte i qartë dhe kuptimplotë: Në shoqërinë demokratike të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë para ligjit.
Falënderojmë babin e Gentit për ligjëratën e këndshme!