Në Shkollën tonë u mbajt prezantimi i projektit Videosinteza. Ky projekt ka për qëllim promovimin e një qasjeje më atraktive në arsimim. Përmes angazhimit me komunitet, Videosinteza krijon video animacione të cilat shtjellojnë tema të ndryshme për shoqërinë tonë, siç jane: shkenca, teknologjia, mjedisi dhe historia. E veçanta e kësaj platforme është që përmbajtja e videove bazohet në interesat dhe nevojat e nxënësve.Videosinteza është projekt fitues i punëtorisë “UpShift” të Unicef Innovations Lab Kosovo! Faleminderit Hana, Erblin dhe Ardora për prezantimin!