Dita e parë e shkollës ishte e veçantë për nxënësit e shkollës e në veçanti për nxënësit e klasës parafillore dhe nxënësit e klasës së parë.
Pas njohjes me njëri-tjetrin dhe me mësueset, nxënësit e vegjël zhvilluan aktivitete të ndryshme atraktive dhe edukative. Këto aktivitete i kontribuan ditës së parë të shkollës e cila padyshim do të jetë e paharrueshme për fëmijët që nisën këtë rrugëtim kaq kuptimplotë.
Fotografitë pasqyrojnë më së miri gëzimin, lumturinë e fëmijëve dhe rrjedhën e ditës së parë të këtij shtatori.