ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Festa e Abetares

Festa e Abetares

Sot, në vigjilien e Ditës së Shkollës, u mbajt një program festiv për përmbylljen e Abetares ku ishim para engjëjve leximtarë  të cilët me përkushtim dhe durim të madh, i mësuan të gjithë tingujt, lidhën fjalët, fjalitë, duke e shndërruar udhën e shkronjave në një udhë të artë për të nxënë gjatë tërë jetës.

Çdo nxënës i klasës së parë, pas përfundimit të librit të parë shkollor –  ABETARES, përjeton një tërësi emocionesh dhe merr një kujtim të veçantë nga Festa e Abetares. Kjo traditë e bukur që zhvillohet kudo pas mbarimit të shkronjave kurorëzohet me këngët më të bukura për shkronjat, vargjet e recituara me emocion, kërcimet ritmike dhe veshjet e fëmijëve që mbushin skenën dhe sallën me një atmosferë të gëzueshme.

Emocionet ndiheshin në zërat e fëmijëve dhe në sytë e prindërve që i ndiqnin me vëmendje. Duartrokitjet, buzëqeshjet dhe falenderimet në fund të festës ishin treguesi më i mirë i suksesit të saj.