Në kuadër të dy departamenteve, atij të Shkencave Humane dhe të Shkencave Natyrore u mbajt kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori, Gjeografi, Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Teknologji për klasat VI – VIII. Katër nxënës në gjeneratë zhvilluan një garë të fortë për tri vendet e para. Përgjigjet e sakta kumtoheshin me entuziazëm e besim, saqë fituesi nuk mund të identifikohej deri në pyetjet e fundit shtesë. Kuizi i diturisë është një ngjarje që zhvillohet çdo vit në shkollë. Ndërsa mësimdhënësit uruan nxënësit me dëshirën që ata të shkëlqejnë gjithmonë kështu. Fituesit e klasave VI