Puna njëjavore në orët e Gjuhës shqipe e të letërsisë u finalizua me prezantime të punimeve dhe me shpalljen e rezultateve. Nxënësit u ndanë të kënaqur jo vetëm me të arriturat e tyre, por edhe me faktin se gjatë kësaj jave janë ndierë tejet të relaksuar e të motivuar. Fushat në të cilat nxënësit u angazhuan janë: leximi i teksteve të përzgjedhura; analiza e teksteve e prezantimi me anë të projekteve të ndryshme, qoftë përmes teknologjisë, qoftë përmes ilustrimeve e shkrimit të dorës në hamera; diskutimi rreth temës së tolerancës e diversitetit; shkrimi i eseve me temë tolerancën, duke u bazuar në fotografi apo edhe në filma të shkurtër; drejtshkrimi e bukurshkrimi etj.
Java e Gjuhës Shqipe është një nga javët gjatë së cilës nxënësit përvetësojnë strategji të kërkimit, me qëllim që të jenë në gjendje t’i përdorin ato edhe për shumë vite pas përfundimit të shkollimit, nxitet bashkëveprimi dhe përgjegjshmëria, shpërfaqet e nxitet imagjinata e kreativiteti, ndihmohet përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive të reja përmes strategjive, teknikave e aktivitete të ndryshme mësimore.
Java e Gjuhës Shqipe në shkollën “Mileniumi i Tretë” tashmë është bërë tradicionale.