“Nuk ekzistojnë dy persona plotësisht të njëjtë, e as dy persona plotësisht të ndryshëm.”
-Dallimet mes njerëzve e bëjnë botën më të pasur, interesante dhe ofrojnë mundësi për mësim, plotësim të ndërsjellë dhe zhvillim.
-Prindi Lumnije Behrami – Aliu realizoi në klasën IV -2 aktivitete në lidhje me temën “Pranimi i ngjashmërive dhe dallimeve”.
Nxënësit ishin pjesë aktive e secilit aktivitet të realizuar në klasë, në frymën bashkëpunuese dhe krijuese.
Klasa IV -2 falënderon prindin Lumnije Behrami – Aliu për kënaqësinë që solli n klasë, përmes aktiviteteve kreative.