Mënyrë mjaft efikase e të nxënit është edhe mësimi përmes projekteve. Në shkollën tonë kjo formë realizohet shpesh. Edhe sot, në kuadër të orëve të historisë, nxënësit e klasave të shtata, të ndarë në grupe, prezantuan projekte jashtëzakonisht të mira me temën bosht “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, hero kombëtar”. Nxënësit dëshmuan se janë organizuar mirë në grupe, duke përfituar secili dije e shkathtësi të prezantimit. Projektet ishin të përgatitura me mjete të ndryshme, si të punuara e të prezantuara përmes mjeteve të TIK-ut ashtu edhe në hamera e materiale të ndryshme të përgatitura me dorë.