Sot ora e parë e mësimit në shkollën “Mileniumi i Tretë” si në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës iu kushtua figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, në shënjim të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.
Aktivitetet ishin të larmishme por më i spikaturi ishte shfaqja dhe diskutimi rreth dokumentarit “Historia e panjohur e Skënderbeut”, dokumentar i cili paraqet vlerësimin e lartë të këtij personaliteti historik nga studiues, historianë, shkrimtarë dhe artistë shqiptarë dhe të huaj të të gjitha kohërave.