Në këto ditë të fundit të vitit, nxënësit e shkollës sonë janë mobilizuar si kurrë më parë duke organizuar aktivitete humanitare. Sot, më 28. 12. 2017 Klubi i bamirësisë, i cili funksionon vazhdimisht në shkollën tonë, kishte kënaqësinë t’u dilte sadopak në ndihmë njerëzve në nevojë. Nga këto vizita, ata kuptuan se dashuria është ndjeja që duhet të mbizotërojë në zemrat tona. Duke dhuruar dhurata e buzëqeshje, ata morën edhe shumë dashuri.