ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Njoftim

Njoftim

Sot në shkollën tonë filloi Java e Mësimit të bazuar në Projekte për nxënësit e klasave 6-12, ndërsa nesër fillon edhe për nxënësit e klasave 1-5. Më poshtë janë temat të cilat do të trajtohen gjatë kësaj jave, tema këto përmes të cilave nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të praktikojnë plot gjëra interesante. Të tri ciklet e nxënësve do të trajtojnë tema të përshtatshme për moshën e tyre, ndërsa klasat e pesta do të fillojnë të punojnë në projektin e tyre afatgjatë, projektin “Kosovision”. Temat e projekteve për klasat 1-2:
  • Festat
  • Bota shtazore
  • Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve
  • Komunikacioni
Temat e projekteve për klasat 1-4:
  • Teatri i kukullave
  • Analizë e librit
  • Kostumografia dhe dramatizimi i përrallave
  • Shëtisim me personazhet më të dashura të fëmijëve
Temat e projekteve për klasat 6-9:
  • Edhe unë jam si ti – Dramë
  • Unioni Evropian
  • Pay it forward
  • Music therapy
  • Magjia e dritës
  • Ndikimi i muzikës në të mbajturit mend
  • Food box geometry
Temat e projekteve për klasat 10-12:
  • Investigating beauty with the golden radio
  • Kaosi në Prishtinë
  • Librat e ndaluar
  • Stresi dhe Droga – PSE???!!!
  • The killers that travel in packs
  • Rregullimi i hapësirës së Departamentit të Shkencave
Gjatë kësaj jave do të organizohet edhe Turneu Sportiv i Futbollit dhe Basketbollit, si dhe lojërat stafetore. Lojërat do të zhvillohen prej orës 13.30 për ciklin 6-12, ndërsa prej 10.30 – 12.00 për ciklin1-5.