Në kuadër të temës “Arsimimi si kusht i domosdoshëm për jetë dhe orientimi në karrierë-profesion” në lëndët Sociologji dhe Psikologji, nxënësit e klasës XII/2 vizituan shkollën profesionale “Cacttus Education” .
Me këtë rast nxënësit u njoftuan më gjerësisht me veprimtarinë dhe fokusin e kësaj shkolle e cila ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për karrierë në teknologji informative dhe udhëzime të mëtutjeshme në karrierë. Po ashtu nxënësit panë për së afërmi kushtet që ofron kjo shkollë në zhvillimin e shkathtësive praktike, zbatimin e projekteve reale, aftësimin për tregun e punës.