Mësimi i Bazuar në Projekte nisi sot në shkollën tonë dhe do të vazhdojë deri të premten, më 17 nëntor. Nxënësit e klasave të gjashta deri në të dymbëdhjetën janë të ndarë në 12 projekte me tema të ndryshme. Ndërkaq nxënësit e klasave I – V do të fillojnë të mërkurën. Qëllimi i organizimit të gjithë kësaj është që fëmijët, përveç kënaqësisë, të zhvillojnë e të arrijnë kompetencat e shkallës e të fushës, në formë të aktiviteteve të ndryshme. Nga ajo çfarë është planifikuar nga mësimdhënësit, e premtja, si ditë e prezantimit, do të jetë vërtet interesante! Edhe turneu sportiv, në futboll e në basketboll, që tradicionalisht zhvillohet gjatë Javës së Projekteve, është ngjarje që nxënësit e presin me padurim. Temat për ciklin VI-IX