ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Libri është i pavdekshëm

Libri është i pavdekshëm

“Libri është i pavdekshëm”, janë fjalët e Z. Agim Gjakova- gjyshit të shokut tonë të klasës- Benit. Si një shkrimtar i rreth 30 veprave, ai me shumë entuziazëm vizitoi klasën V/1, ku foli për jetën, veprën e tij , për mënyrën se si shkruhen librat dhe rëndësinë e librit për jetën tonë. Ai foli edhe për vështirësitë jetësore që i kishte nga regjimi i asaj kohe për shkak të veprimtarisë së tij.

Porosia e tij ishte që të mos dorëzohemi asnjëherë përballë sfidave dhe vështirësive që na dalin gjatë jetës, por të qëndrojmë të fortë dhe mos të ndalemi së përpjekuri. Ai po ashtu e nderoi shkollën me 21 libra-thesare që i dhuroi për bibliotekën e saj. Nxënësit e klasës dhe shkolla i janë shumë mirënjohës për vizitën e bërë dhe dhuratën.