Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për pilotimin e testit të maturës në formë elektronike, shkolla jonë ka siguruar të gjtha pajisjet e nevojshme, bashkë me angazhimin profesional të mësimdhënësit të Informatikës dhe ka bërë të gjtha përgatitjet e mundshme për mbajtjen e testit elektronik të maturës. Pikërisht, sot është testuar ecuria e këtij procesi me klasat e dymbëdhjeta, proces, i cili është inspektuar nga përfaqësues të MASht-it. Me pilotimin e këtij procesi është vlerësuar që shkolla është më se gatshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të testit elektronik të maturës.