Me rastin e ditës botërore të lajres së duarve, më datë 15.10.2014, infermierja e shkollës, znj. Fexhrije Shehu, mbajti para nxënësve të klasave të para një ligjëratë vetëdijësuese. Ligjërata përmbajti këshilla rreth shkaqeve të mbajtjes së higjienës së duarve, kohës së pastrimit të tyre dhe mënyrës së pastrimit korrekt të duarve, gjë që infermierja e praktikoi bashkë me fëmijët.