Nxënësit e klasave të katërta gjatë ditës së mërkurë vizituan Klinikën Gjermane të Syrit. Ata u njohën për së afërmi me pajisjet që mundësojnë konstatimin e gjendjes së përgjithshme të syrit, parandalimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme të syrit etj.
Të gjithë nxënësit patën rastin që të kryejnë nga një kontrolle rutinë nga doktor Valbon Ajazaj, prindi i nxënësit Loris Ajazaj.
Nxënësit morën edhe këshilla mjekësore nga dr.Valboni se si duhet të kujdesen për sytë e tyre dhe për llojet e ushqimeve që ata duhet të konsumojnë.
Klasat e katërta falënderojnë z.Valbon Ajazaj për vizitën e organizuar.