ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Në klasë me gjyshen, studiuesen e paepur të Gjuhës shqipe

Në klasë me gjyshen, studiuesen e paepur të Gjuhës shqipe

“Hap një libër, hap një botë!” Rina, shoqja jonë e klasës përherë është e hareshme, por sot vërehej një gëzim i shtuar në fytyrën e saj. Mysafirja e klasës ishte, pikërisht gëzimi i Rinës. Ardhja e gjyshes dhe studiueses së paepur të gjuhës shqipe, studiueses, që tashmë ka bërë 40 vjet punë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, znj. Shefkije Islamaj, u bë gëzim edhe për ne. Fjalët e saj të arta për vlerën e gjuhës shqipe, për librin, leximin, artin e shkrimit do të mbeten në kujtesën tonë, por thënien për librin “Hap një libër, hap një botë”, nuk do ta harrojmë kurrë. Do të jetë arsye shtesë që të mësojmë dhe ta duam librin edhe më shumë. Përveç mësimeve të arta për librin, ne, klasa V-2, morëm uratën e jetës, të gjyshes me zemër të bardhë. “E paçi jetën të bardhë e të bukur, fëmijë të mençur e të zellshëm!” Ne i japim uratën nga zemra e bardhë fëmijërore. “Paç uratën e jetës gjyshja e Rinës, gjyshja e mençur dhe e zellshme e librit dhe e jetës!”