ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

ERDHI SHTATORI I FYTYRAVE TË QESHURA

ERDHI SHTATORI I FYTYRAVE TË QESHURA

Erdhi shtatori i haresë, i energjisë pozitive e i fytyrave të qeshura. Fytyra që të mbushin jetë, kënaqësi e elan për punë. Janë këta fëmijët tanë, që sot mbushën shkollën tonë plot e përplot. Sidomos nxënësit e klasës së parë, që sot na e zbukuruan edhe më shumë gjithë mjedisin. Si zakonisht, në mëngjes drejtoresha, znj. Afrore Lila bashkë me zëvendësdrejtoreshën, znj. Fitore Hoxha e me të gjithë mësimdhënësit pritën nxënësit në oborrin e shkollës, duke u ofruar ngrohtësinë e ditës së parë, sidomos nxënësve të shumtë të rinj. Më pas u mbajtën takimet e para pritëse nëpër dhomat përkatëse dhe u shpërndanë tekstet mësimore. Ndërkaq, tashmë në shkollën tonë është bërë traditë që ditën e parë të vitit shkollor të organizohen Lojërat me stacione për të gjithë nxënësit. Për dy orë rresht grupe-grupe nxënësit vizituan stacione lojërash, si loja me thes, loja me rreth, loja me topa ping-pongu, loja me litar, futbolli etj. Qëllimi i gjithë kësaj është që nxënësit të fillojnë këndshëm vitin e ri shkollor duke pasur mundësinë e bashkëpunimit e të argëtimit përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme relaksuese.