ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Mirëserdhët në shkollën Mileniumi i Tretë!

Mirëserdhët në shkollën Mileniumi i Tretë!

Të nderuar miq të vegjël, Ju, që nga sot do të jeni pjesë e shkollës sonë, Mirëserdhët në shkollën Mileniumi i Tretë!  Sot është dita parë për ju, prandaj duhet të jeni të lumtur ju dhe prindërit tuaj që keni zgjedhur shkollën tonë, e cila së bashku me mësueset  tuaja, ju pret krahëhapur. Ju  kalamaj të vegjël, Nga sot do të gjeni dhe do të zgjidhni miqtë më të mirë të jetës, do gjeni mësuese që  do t’ ju duan fort, do të mësoni si është më së miri: me lojëra e lodra, me shkronja e fjalë,   do të argëtoheni siç jua do zemra ju dhe prindërve tuaj. Të dashur prindër, Nga sot e tutje, ju sigurojmë se stafi ynë do të jetë të përkushtuar ndaj fëmijëve tuaj dhe do t’i trajtojë si fëmijët e tyre. Këtë  do ta dëshmojmë që nga sot dhe në ditët në vijim. Prandaj, fëmijë të dashur, Duke qenë se kjo është dita e parë juaja në shkollë, ju urojmë nga zemra që të filloni me këmbë të mbarë dhe e mbara  t’ju prijë në jetë! Urime dhe gjithmonë qofshi të gëzuar!