ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

KAMPIONËT E DIJES NË LËNDËT SHOQËRORE

KAMPIONËT E DIJES NË LËNDËT SHOQËRORE

Pas përfundimit të Javës së Gjuhës Shqipe,  në vazhdën e aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Humane u mbajt edhe kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori dhe në Gjeografi për klasat VI – VIII. Nga dy nxënës përfaqësuan klasën, duke zhvilluar një garë të fortë për tri vendet e para. Përgjigjet e sakta kumtoheshin me entuziazëm e besim, saqë fituesi nuk mund të identifikohej deri në pyetjet e fundit shtesë. Motivimin, dëshirën dhe shfaqjen e gëzimit për rezultate të reja e shtuan edhe mirënjohjet bashkë me shpërblimet për fituesit, të cilat i ndau shkolla. Ndërsa mësimdhënësit uruan nxënësit me dëshirën që ata të shkëlqejnë çdoherë kështu si sot.   

Fituesit e klasave VI

  1. Hana Arënliu
  2. Anisa Kurshumliu
  3. Dion Zejnullahu

Fituesit e klasave VII

  1. Noa Nikçi
  2. Eda Agani
  3. Rezon Baraku

Fituesit e klasave VIII

  1. Hana Puka
  2. Drit Sanaja
  3. Lisa Mehmeti

 1 2 3 4 5 6 7