Në shoqërinë tonë, ne jemi të rrethuar nga dallimert etnike, religjioze, kulturore, gjinore, e shumë të tjera. Grupet etnokultuore – pakicat kombëtare, grupet religjioze, pakicat racore janë pjesë përbërëse e hapësirës mes individit dhe shoqërisë. Këto grupe bëjnë përpjekje për pranim publik dhe simbolik, kërkojnë t’u pranohet se janë identitete të dalluara kulturore dhe entitete. Qëllimi i këtij projekti ishte të vë në dukje se ndërlidhja e identiteve të ndryshme kulturore është e mundur dhe bashkëjetesa është vlerë e shoqërive demokratike. Nxënësit me këtë rast gjatë aktiviteteve të ndryshme mësuan më shumë lidhur me tolerancën në aspekte të ndryshme, mirëpo fokusi ishte toleranca në aspektin etnik, racor, fetar, gjinor. Të gjithë duam që fëmijët tanë të ndihen të hapur për të mësuar nga kultura të ndryshme – ide të reja dhe përvoja unike.