Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave.
Krijimi i mundësive të barabarta për ty dy gjinitë ndikon pozitivisht si në aspektet ekonomike, ashtu edhe ato sociale dhe politike, sepse është e pamundshme të arrihet ndonjë ndryshim nëse nuk e shfrytëzojmë potencialin e burrave dhe grave. Tani më shumë se kurrë më parë kemi nevojë për ndryshime pozitive, prandaj duhet të krijojmë mundësi të barabarta për burra dhe gra.