Klasat e pesta realizuan vizitën mujore në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Në këtë vizitë nxënësit panë të gjitha pajisjet e institutit që përdoren për parashikimin e motit. Gjithashtu edhe meteorologu i institutit ishte i pranishëm dhe ua shpjegoi funksionin dhe përmbajtjen e secilës pajisje.
Në këtë vizitë nxënësit patën mundësinë që t’i shohin konkretisht disa nga pajisjet e parashikimit të motit, për të cilat ata kanë mësuar në shkollë.