Në festën e shkollës sonë për nder të 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës u prezantua me mjaft seriozitet edhe grupi i recituesve. Rona, Anisa, Lisa, Leka, Redoni, Nida, Zoe, Klesa dhe Shendi, që të gjithë i dhanë shpirt vargut, duke e prezantuar atë me logjikë e emocion, ashtu siç vjen natyrshëm arti i interpretimit. Me “Poemin kosovar” të Mitrush Kutelit bënë publikun të përjetojë atë çast. Ndërkaq një interpretim të jashtëzakonshëm të vargjeve të Ali Podrimjes bëri edhe Lum Veseli. Ai tashmë është në klasën IX.