Nxënësit e klasave të treta patën kënaqësinë të dëgjojnë një ligjëratë nga moderatori z. Kreshnik Berisha-Keka. Keka u tregoi nxënësve rreth profesionit të tij me mjaft kënaqësi. Gjatë bisedës ai ishte shumë atraktiv dhe fëmijët u kënaqën tej mase. Për një orë e gjysmë bashkëbisedim, nxënësit mësuan se të jesh i suksesshëm në një fushë si ajo e moderimit apo e gazetarisë, kërkon nga ju që të jeni së pari të sinqertë, të gjindshëm dhe të hareshëm me veten e pastaj edhe me të tjerët, sidomos kur gjendeni përpara kamerave televizive. Klasat e treta falënderojnë Kekën për ligjëratën e këndshme dhe atmosferën pozitive që solli tek ne.