Ky është Jon Latifi, nxënës i klasës VI-1, mendjemprehtë e inteligjent. Niveli i njohurive dhe i gjykimeve të tij është i lartë karshi moshës që ka. Sot u veçua në orën e Gjuhës shqipe, duke krijuar këtë poezi. Nëna Tokë Nëna Tokë, Nëna Tokë, Vezulloftë dielli, lulëzoftë fieri Nëna Tokë, Nëna Tokë, A na fal dot për këtë mëkat, Se ne ty të lamë sakat. Gjithë ky tym e gjithë ky hi, Po na japin veç shkretëti. Po jetojmë në mjerim, Se këtë e shkaktoi ky njerëzim. Re të zeza e shi thartë S’krahasohen me natyrën e artë Ti na dhe jetë, E ne ndotëm një det. Ti na lejove të shohim yje, E ne premë me mijëra pyje Nëna Tokë, Nëna Tokë, Shiko se ç’të bëmë në këtë epokë!