ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Përgjegjësitë për një punë të suksesshme

Përgjegjësitë për një punë të suksesshme

Vizitat dhe kontributet e prindërve me ligjëratat profesionale janë shumë të dobishme. E tillë ishte edhe ligjërata e nënës së shokut tonë, Lekës, znj. Lindita Gashi – Begolli. Znj. Begolli na tregoi për punën dhe përgjegjësitë e saj në organizatën OSCE, konkretisht në  zyrën e prokurimit. Ajo na shpjegoi për disa nga detyrat e punës ditore si përgatitja e dokumenteve të ofertimit, kërkesa për propozime të ndryshme, administrimin e tenderëve, monitorimin e procesit të prokurimit, si dhe përpilimin e raporteve të ndryshme.

Edhe pse  jemi të vegjël t’i kuptojmë të gjitha këto punë, ndoshta ndonjëri nga ne do të ketë një punë të njëjtë ose të ngjashme në të ardhmen, prandaj e falënderojmë shumë klasa jonë, IV/2, nënën e Lekës, për të gjitha informatat e dobishme që na dha.

image image_1 image_2 image_3 image_4 image_5 image_6 image_7