Barnat janë të nevojshme për njeriun, por ato duhet të përdoren me kujdes. “ Mos përdorni barna pa u këshilluar më parë me mjekun dhe pa dijeninë e prindërve” , kështu filloi ligjeratën nëna e shokut tonë Blendit, znj. Leonora Kadriu. Ajo me shumë pasion shpjegoi për profesionin e saj, si Farmaciste. Informata shumë të dobishme për llojet e barnave, mënyrën e përdorimit si dhe kujdesin që duhet të kemi për një shëndet të mirë i morëm nga znj. Leonora. Klasa IV/1, falënderon shumë znj. Leonora për ligjeratën e dobishme.