ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizitë në bazën e KFOR-it  në Prishtinë

Vizitë në bazën e KFOR-it  në Prishtinë

Klasa III-2 realizoi vizitë me karakter mësimor në bazën e forcave të KFOR –it në Prishtinë. Vizita ishte e ndërlidhur me projektet  modulare “Jemi miq me të gjithë”. Vizita u realizua me ndihmën e znj. Ermira Hatipi, prind i klasës. Në bazën e KFOR-it nxënësit panë një simulim te zjarrfikësve, mënyrën se si shpëtohet një njeri i mbetur në zjarr brenda objektit, shuarja e zjarrit në objektin e caktuar dhe intervenimi i personave përgjegjës rreth rastit emergjent. Ekipi i zjarrfikësve e shpjeguan procedurën dhe e demonstruan në detaje para fëmijëve të klasës III -2. Po ashtu, të gjithë fëmijët u njohën për së afërmi me pajisjet të cilat i përdorin zjarrfikësit në rastet emergjente si dhe mësuan numrin referues të telefonit për raste të tilla – 112. Nxënësit mësuan se në kamp ka ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme, fliten gjuhë të ndryshme dhe ka zakone e tipare të tjera që e dallojnë njëri tjetrin në bazë të kombësisë. Secili fëmijë pati mundësinë që të bënte pyetje  dhe të merrte përgjigje. Ushtarët përgjegjës nuk hezituan në asnjë mënyrë që të përgjigjeshin dhe t’ua plotësonin atyre kureshtjen rreth gjërave që u interesonin. Tutje, vizituam gjithë kampin e KFOR – it dhe në pika të shkurta mësuam se si jetojnë 1000 ushtarë aty dhe kushtet të cilat i kanë ata brenda kampit të tyre. KFOR-i Italian gjatë gjithë kohës ishte në përcjellje dhe ekipi i tyre u kujdes vazhdimisht për të gjithë. Mikpritja ishte e veçante dhe të gjithë u ndjenë mirë në ambient të tillë të ngrohtë, ku nuk mungoi përshëndetja, buzëqeshja e deri te dreka e shtruar enkas për ne, e pasur me shumë e shumë ushqime, lëngje dhe pica për të gjithë. Në fund, së bashku u fotografuam dhe vazhduam rrugën tonë! Klasa “Yjet” falënderon prindin Ermira Hatipi për mundësinë që na ofroi që të vizitonim kampin e KFOR –it dhe qendrën e zjarrfikësve. Po ashtu, falënderim i veçantë është edhe për KFOR – in italian (Italian KFOR- LMT) për mikpritjen e jashtëzakonshme që bëri për ne. Thank You for your Hospitality IMG_0309 IMG_0311 IMG_0313 IMG_0317 IMG_0326 IMG_0327 IMG_0333 IMG_0334 IMG_0341 IMG_0351 IMG_0352 IMG_0353