Kudo që të jemi, në shtëpi, në shkollë, në rrugë, në pyll ose në liqen, mund të na ndodhin aksidente, andaj ndihma e shpejtë është kujdesi i parë që ne i japim një personi të lënduar. Këto ishin disa nga informacionet që morëm në ligjëratën e mbajtur nga prindja e klasës IV/1, znj. Fexhrije Shehu, nëna e shokut tonë Engjëllit. Znj. Fexhrije me profesion infermiere, me shumë kujdes na dha informata mjaft të dobishme për ndihmën e parë në raste emergjente, për aksidentet e mundshme dhe shumë informacione të tjera, që lidhen me kujdesin shëndetësor. Ajo demonstroi para nesh disa rregulla se si duhet të gjendemi në situata emergjente. “Gjithmonë duhet të jeni të qetë dhe të inkurajoni personin e dëmtuar”, ishte porosia e fundit që morëm nga znj. Fexhirije. E gjithë klasa, e falënderojmë për ligjëratën e dobishme, broshurat me informacione për ndihmën e shpejtë dhe në fund edhe për ëmbëlsirat e shijshme që na ndau.