Thonë që muzika qetëson shpirtin. Dhe ne po mësojmë edhe më shumë për muzikën. Kjo falë mësueses dhe arsimtares sonë të muzikës Yllnora Gashi, që kujdeset që ne të kënaqemi, ta duam dhe t’i vlerësojmë instrumentet dhe muzikën.
Mirëpo sot ka bërë edhe më shumë për ne. Kësaj here për klasat e dyta dhe të katërta. Së bashku me të, vizituam shkollën e muzikës, artit dhe baletit “Yllzat. Ne po shihnim instrumentet e ndryshme që të jepnin kënaqësi kur i shihje dhe mendoje se secili instrument ka forcën e vetë mahnitëse.
Ne jo vetëm që i pamë dhe mësuam, por disa nga shokët tanë luajtën bukur në këto instrumente. Drejtoresha e kësaj shkolle znj. Blerta Ballata bashkë me mësimdhënësit e kësaj shkolle na priti me kënaqësi dhe ne i jemi falenderues për mikëpritjen.