Sot në shkollën tonë orët e Gjuhës shqipe i janë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit. Nxënësit, të cilët me aq dëshirë flisnin për librat, para klasës prezantuan histori të ndryshme, të lëna pezull, ose të përfunduara, të ngelura në kujtesën e tyre. Diskutimi bëhej edhe më i gjallë kur dikush citonte ndonjë thënie për leximin. Të shkruarit e eseve të shkurtra për tema motivuese ishte po ashtu një nga objektivat e arritura sot. Dhe kështu, nga ato mendje që ditë të ushqehen me mrekullinë e gjuhës e të leximit, u vu në pah rëndësia e leximit dhe e shkrimit.