Çdo ditë që kalohet me fëmijë është e bekuar! Fëmijët janë ata që i japin vlerë çdo gjëje në jetë. Ata janë e ardhmja e vendit. Për ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sot në shkollën “Mileniumi i Tretë” kjo ditë u festua më gëzim dhe plot entuziazëm. Ata shkruan, vizatuan, ngjyrosën të drejtat e fëmijëve. E drejtë e fëmijëve është të kenë dëshira të tyre!
Ata gjithashtu shprehën edhe dëshira të shumta që kanë. E dhurata më e mirë për ne janë vetë ATA.
Nxënësit e klasave të dyta urojnë 1 Qershorin- Ditën ndërkombëtare të fëmijëve!
Urime!