Të premten, më 12.2.2016, në shkollën tonë u mbajt ekspozita në kuadër të Departamentit të Gjuhëve të Huaja, përkatësisht lëndës së gjuhës angleze. Gjatë kësaj ekspozite u paraqit puna e 14 grupeve të gjuhës angleze ku secili grup prezantoi nga një shtet anglishtfolës.
Nxënësit brenda grupeve të tyre dhe gjatë orëve të gjuhës angleze patën rastin të hulumtojnë në internet, të përzgjedhin materialet për prezantim, të përgatisin posterët e tyre dhe në fund të prezantojnë punën e tyre para nxënësve të grupit të tyre dhe grupeve të tjera.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të rriste vetëdijen e nxënësve karshi numrit të madh të shteteve ku gjuhë zyrtare të tyre e kanë gjuhën angleze, e po ashtu të mësojnë rreth karakteristikave kulturore të këtyre vendeve. Ndërkaq, ekspozita iu lejoj të shohin ngjashmëritë dhe dallimet që ekzistojnë në këto vende.
Nxënësit po ashtu gjatë ekspozitës plotësuan një pyetësor te përbërë nga pyetjet rreth 14 shteteve të përzgjedhura.
14 shtetet e përzgjedhura ishin: Kanada, Anglia, Australia, Zelanda e Re, SHBA, Irlanda, Uells, Skotlanda, Bahamas, Republika Domenikane, Xhamaika, Granada, Antigua dhe Barbuda, si dhe Trinidad dhe Tobago.