ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Të rinjtë, edukimi dhe media

Të rinjtë, edukimi dhe media

Jo gjithherë  projektet prezantohen  njëjtë. Kësaj here, në lëndën e Gjuhës Shqipe pas  një javë  pune , prezantimi u realizua ne praninë e medieve. Nxënësit e drejtimit shoqëror të  klasës X/2 në orën e Gjuhës shqipe në njërin nga debatet e zhvilluara në klasë me temën :’’A më mirë me qenë i famshëm apo i pavdekshëm?”,iu lindi ideja  për televizorin dhe emisionet televizive. Kjo temë i nxiti për projektin :’’Unë dhe televizori ,ne në televizion’’  i cili i shtyri të bëhen  më kreativë. Diskutimi i parë filloi me idenë :Ku ndodhemi dhe ku duamë të shkojmë? Ne , të rinjtë çdo ditë e më shumë ,bazuar në statistika,  po i ikim qëndrimit pranë televizorit. A thua , pse? Disa nga përgjigjet e bashkëmoshatareve të tyre  ishin:
  • Janë politizuar 
  • Temat e debateve nuk janë për moshat tona .
  • Personaliteti jonë  duhet të ndërtohet me tipare pozitive njerëzore,  jo me sharje e fyerje.
  • Kërkojmë emisione kreative, debate me tema që prekin realitetin e bashkëmoshatareve tanë. A është e mundur?
  • Ne në televizion. 
Prezantimi i projektit u realizua në praninë e medies  .Më pas u ftuan dy nxënës të jenë mysafirë në emisionin e drejtpërdrejtë  :’’Të rinjtë ,edukimi dhe media’’ Faleminderit stafit të televizionit Tribuna që nxënësve  ëndrrën ua bënë realitet. IMG_9300 IMG_9301 IMG_9302 IMG_9305