ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Pema e dëshirave të nxënësve për Vitin e Ri

Pema e dëshirave të nxënësve për Vitin e Ri

Dëshirat janë pjesë e pandashme e vullnetit dhe e jetës sonë. Ato mund të bëhen të vërteta, nëse punojmë për t’i realizuar. Dhe, koha më e mirë për t’i shprehur dëshirat tona është pragu i Vitit të Ri, kur ne reflektojmë për sukseset e arritura dhe përjetimet në vitin, që tashmë po përfundon. Simbolikisht, që nga klasa e parë deri në të nëntën, dëshirat tona të ndryshme u bënë bashkë në pemën e dëshirave, në pemën e Vitit të Ri. Dëshira për dhurata, shëndet, sukses, familje të lumtura, dëshira për jetë më të mirë, më të lumtur për të gjithë fëmijët e botës,  dëshira për barazi, paqe, për mjedis të pastër, për një botë më të mirë. Dëshira pa fund, që burojnë nga thellësia e shpirtit të nxënësve, të bëra tok në pemën e dëshirave, në pemën e shpresës, në pemën e Vitit të Ri. Gëzuar Vitin e Ri 2016! PM1 PM2 PM3 PM4