Për nxënësit e klasave të dyta ishte një ditë më e veçantë për arsye se patën rastin ta dëgjojnë një ligjëratë në lidhje me profesionet. Ligjëratën e mbajti prindja e klasës II-2 Shqipe Hebibi Coupet, e cila u foli nxënësve për punën që ajo bën në Kombet e Bashkuara. Znj. Shqipe me terme mjaft të përshtatshme për moshën e fëmijëve, u tregoi nxënësve që ajo punon si zyrtare për zgjedhje. Nxënësit mësuan se çfarë ndodhë në një shtet pas luftës, si formohet qeveria dhe si zgjidhet kryetari/kryetarja i/e shtetit. Ata u shprehën të interesuar të ndajnë njohuritë e tyre në lidhje me këto çështje dhe të bëjnë pyetje për to.
Klasat e dyta falënderojnë Znj. Hebibi Coupet për ligjëratën e mbajtur.