ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Dramatizimi i tregimit “Unë, gjyshi dhe shtëpia jonë mbi pemë”

Dramatizimi i tregimit “Unë, gjyshi dhe shtëpia jonë mbi pemë”

Kreativitet dhe imagjinatë e pakursyer e klasave të treta për gjyshërit dhe përmbushje e një nga qëllimeve të mësimdhënies bashkëkohore

Një tregim i bukur i zgjedhur nga mësueset tona, për personat më të dashur për ne, për personat, që na rrëfejnë përralla, na mësojnë për jetën dhe na ofrojnë dashurinë e pakursyer dhe të sinqertë.

Lexuam tekstin me role, analizuam ngjarjen e bukur, folëm për personazhet, por morëm edhe porosinë. Por, nuk mjaftoi me kaq. Dikujt i shkrepi në ide.

-Të bëheshim aktorë dhe kjo do të ndodhte, nëse tregimin do ta kthenim në dramë. Kështu ndodhi. Ne, me duart tona të njoma provuam ta kthejmë këtë tregim të bukur në dramë.

Përdorëm materiale ricikluese, shfaqëm kreativitetin dhe imagjinatën tonë fëmijërore duke punuar personazhet e tregimit, Tonin, gjyshin, prindërit dhe shtëpinë e imagjinuar.

Të ndarë në grupe dhamë ide të ndryshme se si do luanim rolet dhe se si do të prezantonim para klasës.

Gjithçka doli bukur, ashtu siç e prisnim ne dhe për këtë kemi dëshmi edhe fotografitë e bëra gjatë punës në klasë.

Mësueset na përgëzuan për punën dhe angazhimin tonë dhe na thanë: Mësimin ta ndiejmë si kënaqësi e jo si obligim. Dhe, ne, vërtet u kënaqëm!

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10