Me një ceremoni madhështore të organizuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, ka diplomuar gjenerata e njëmbëdhjetë e shkollës cila është shquar për nxënës shembullorë dhe kreativë.
Gjatë kësaj nate ata përmes fjalimeve e fotodokumentarëve rikujtuan tri ciklet e shkollimit, pranuan fjalë motivuese e përkrahëse nga drejtoresha e shkollës znj. Afrore Lila dhe e ftuara e veçantë alpinistja Mrika Nikqi e gjithsesi që u shoqëruan edhe me pika të ndryshme artistike të zgjedhura për këtë natë të veçantë.
Shkolla me Këshillin e saj dha mirënjohje e çmime për nxënësit të cilët janë përkushtuar më shumë në fusha të caktuara.
Aktivistja e Gjeneratës: Sumeja Ademi
Eseistët e Gjeneratës: Edip Mripa, Adora Avdiu
Lexuesja e Gjeneratës: Viona Reçica
Artistja e Gjeneratës: Luisa Boshnjaku
Zëri i Gjeneratës: Anjeza Sylejmani
Sportistët e Gjeneratës: Dren Spahiu, Era Deva, Bardh Istrefi
Ndërsa çmimet kryesore të nxënësve të gjeneratës u ndanë për më të mirët nga të dy drejtimet:
Shkencat shoqërore – Elion Baruti
Shkencat natyrore – Rezon Baraku
Këtë vit, për herë të parë shkolla ndau mirënjohjen e veçantë për Nxënësin dhe Ambasadorin e Gjeneratës, për përfaqësim brenda dhe jashtë vendit në garat olimpike dhe ky epitet i takoi nxënësit Klevis Imeri.
Mbrëmja u përmbyll me ndarjen e pllakëzave të arritjes për të gjithë nxënësit dhe hedhjen e kapelave me dëshirën për shëndet dhe suksese të larta për ta.