Stafi i shkollës “Mileniumi i Tretë” kryejnë testimet për COVID-19
Stafi i shkollës “Mileniumi i Tretë” kryejnë testimet për COVID-19
Sot në shkollën “Mileniumi i Tretë” janë kryer testimet e tërë stafit si atij udhëheqës, mësimor ashtu edhe tekniko-administrativ. Testimi vullnetar është organizuar në prag të fillimit të procesit mësimor i cili në bazë të planifikimeve dhe skenarëve të shkollës përfshin edhe ardhjen e nxënësve në shkollë.
Ky testim, bashkë me të gjitha aktivitetet tjera të organizuara si masë parandaluese e përhapjes së virusit Covid-19, dëshmon edhe njëherë që shkolla ka qëllim parësor mirëqenien dhe shëndetin e të gjithë nxënësve dhe stafit të vet.
Mbetemi të përkushtuar në realizimin e të gjitha objektivave duke dhënë maksimumin që të gjitha palët të ndihen të sigurt në ambientin tonë.