ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

GJUHA SHQIPE- LEXIMI DHE SHKRIMI

GJUHA SHQIPE- LEXIMI DHE SHKRIMI

Java e Gjuhës Shqipe në shkollën “Mileniumi i Tretë” u shënua me shumë përkushtim nga nxënësit e klasave 6-9 pavarësisht distancës.
Me motivin e një pune njëjavore dhe të organizuar në grupe, si: krijuesit, interpretuesit, gjuhëtarët, aktorët dhe gazetarët e rinj, nxënësit prekën thellë tema të ndryshme në fushën e gjuhës dhe letërsisë deri tek ato gazetareske.
Gjatë kësaj jave janë realizuar krijime, video- dokumentarë, janë analizuar fragmente nga librat e lexuar, prej nga dolën edhe krijime autoriale dhe një përmbledhje shkrimesh të zhanreve të ndryshme. Po ashtu, nxënësit, gjatë kësaj jave, krijuan imazhe, zgjodhën thënie për leximin, të cilat u artikuluan edhe përmes shkrimeve analitike e kreative, analizave gjuhësore, drejtshkrimit e bukurshkrimit, reportazheve gazetareske.
Kësaj radhe, me kreativitetin dhe shkathtësitë e dëshmuara përmes aktiviteteve dhe produkteve të realizuara, rreth temës nxitëse e motivuese “Gjuha shqipe – leximi dhe shkrimi”, ata arritën të ia dalin duke përvetësuar shkathtësitë e nxënies përmes mësimit online.