Në përfundimin e projekteve, sot na u bashkua edhe sportistja e njohur Rudina Bërdynaj Jakupi. Përveç bisedës që zhvilloi me fëmijë, bëri edhe disa ushtrime fizike që fëmijët të relaksohen gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në shtëpi. Ajo këshilloi nxënësit që të jenë fizikisht aktivë dhe të hanë ushqime të shëndetshme çdo ditë. Ne e falënderojmë znj. Rudina për ushtrimet relaksuese që ndau me ne. Me dashuri, Klasat e dyta