Në vazhdën e javës së projekteve, pjesë e klasës IV-3 ishte gjyshi i Tesës, z. Hamdi Alaj. Me z. Alaj biseduam për ushqimet dikur dhe sot, për ushqimet gjatë fëmijërisë së tij, etj. Pasi që këto ditë punuam rreth “ Të ushqyerit e shëndetshëm” sot në takimin e pasdites na u bashkua edhe ish nxë,nësja jonë, tash dietologe Vala Pupovci. Duke pasur parasysh rëndësinë e një sitemi të fortë imunitar, sidomos në këtë periudhë, Vala u tregoi fëmijëve se sistemi imunitar forcohet nga llojllojshmëria e ushqimeve. Po ashtu, diskutuam edhe për piramidën e ushqimeve. Falënderojmë, z. Alaj dhe znj. Pupovci për kënaqësinë që sollën në takimin tonë virtual.