Gjatë takimit virtual në Zoom, në klasën I-2 prezent ishte edhe doktoresha e fëmijëve znj. Ardita Avdiu.
Doktoresha Ardita, ligjëroi në mënyrë virtuale temën: “Si të mbrohemi nga virusi?
Ajo këshilloi nxënësit që tu përmbahen rregullave strikte për mbajtjen e higjienës personale dhe përdorimit të ushqimit të shëndetshëm. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm, mirëpo gjatë periudhës së pandemisë, fëmijëve u rekomandohet që mos të dalin jashtë në natyrë, mirëpo të bëjnë ushtrime fizike në shtëpi.
Klasa I-2 falënderon mamin e Yllit, znj. Ardita Avdiu për ligjëratën e dobishme që ndau me ne.