ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Risi: Mësimi me Projekte në kohë Pandemie

Risi: Mësimi me Projekte në kohë Pandemie

Të dashur Nxënës e të nderuar Prindër, Urojmë për shëndet të mirë në familjet e juaja. Bashkë përfunduam javën e gjashtë të mësimit në distancë përmes formave të kombinuara të mësimdhënies, të cilat po besojmë që kanë ndikuar pozitivisht në arritjen e rezultateve të të nxënit. Me gjithë sfidat që paraqiten për realizim sa më cilësor të mësimit në distancë ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të hulumtojmë praktika sa më të mira edhe të vendeve të tjera për të mësuar më shumë, që nga koha e angazhimit online të fëmijëve në mësime deri te ngarkesa me detyrat të cilat nxënësit duhet t’i punojnë të pavarur, por me përkrahjen e prindërve në shtëpi. Prindër të nderuar, e dimë që edhe ju keni angazhimet e juaja ditore (profesionale e personale), dhe se mund të përballeni me sfida të natyrave të ndryshme në këtë kohë pandemie, porse ndihma nga Ju e nga Ne është e pashmangshme për fëmijët, të cilët në këtë kohë mund të shfaqin mungesë motivi, gjendje jo stabile emocionale dhe ndonjëherë rezistencë për kryerjen e obligimeve të shkollës. Në këtë kontekst, ju lusim që të jeni të durueshëm kur fëmija juaj ka nevojë për mbikëqyrje të tillë, kur ju duket se nga ju po kërkohet të lini punët e juaja që të merreni me të. Mbase vendosja e disa rregullave dhe ndikimi te fëmija për respektimin e tyre mund të ndikojë edhe më mirë në krijimin e shprehive të mira për punë dhe jetë. Ne po punojmë shumë që të ofrojmë sa më tepër nga ekspertiza jonë, bashkë edhe me psikologen e shkollës duke ofruar asistencë individuale aty ku kanë nevojë nxënësit. Mësimdhënësve po u ofrohen trajnime të vazhdueshme për punë sa më cilësore kundrejt detyrave të reja, për të cilat, natyrshëm nuk kanë qenë të përgatitur as ata e as fëmijët. Tashmë kemi hartuar edhe udhëzuesin për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë e një të tillë e ka hartuar edhe MASHT së fundi. Literatura e re flet për vlerësim të përshtatshëm kundrejt rrethanave, vlerësim online të lëndëve thelbësore, të kombinuar me qasje hulumtuese, detyra kontrolluese, kuize të ndryshme sipas fushave kurrikulare, gjithnjë përshtatur moshës dhe potencialit të nxënësve. Shih për këtë, me qëllim të motivimit të nxënësve për punë hulumtuese, kreative e kritike, ju informojmë se java e shtatë e mësimit në distancë i kushtohet Mësimit të Bazuar në Projekte. Jemi të besimit që kjo do të sjellë freski te nxënësit dhe angazhimi i tyre në punë praktike do t’u ndihmojë të relaksohen e të shkëputen pak nga rutina e deritanishme. Java e projekteve zgjat nga e hëna deri të enjten, 27 prill – 30 prill, ndërsa dita e premte është ditë e planifikuar jo mësimi sipas kalendarit të MASHT-it. Bashkëlidhur me këtë letër do të pranoni edhe orarin e takimeve virtuale; video-konferencave gjatë javës së MBP, ku nxënësit do të ndahen për punë me grupin e projektit përkatës. Nxënësit e klasave 0-5 do të punojnë me mësueset e klasave të veta, derisa nxënësit e klasave 6-12 do të punojnë në projekte sipas grupeve të ndara me short. Tema e përgjithshme e projektit në nivel Shkolle i përshtatet aktualitetit në të cilin ndodhemi, ndërkaq nëntemat i janë përshtatur moshave përmes pyetjes së madhe sfiduese, në të cilën nxënësit pritet të gjejnë një ose disa përgjigje deri në fund të projektit. Tema kryesore: Pandemia Covid – 19 paralizoi Globin!  Toka merr frymë lirisht! Po Ne?  Çka pas saj?   
Klasat Nëntema Mësimdhënësit
Klasat 0 – 1 Një pemë, një jetë Fitore Hoti
Unë jam HERO/INË! Jetmira Xërxa
Unë jam HERO/INË! Njomza K. Jasiqi
Unë jam HERO/INË! Arlinda Idrizi
Unë jam HERO/INË! Vjosa Ademaj
Klasat 2 – 3 STAY HAPPY! Lirika Berdyna Syla
STAY SAFE! Miranda Stavileci
STAY HEALTHY! Adelina Çitaku
Unë ia dal! Lirije Belegu
Duaje veten! Djellza Elezaj
Klasat 4 – 5 Bota në duart tona! Bleona LahaMirlinda Mustafaj
Të mirë në çdo kohë! Vllaznim BalidemajNerxhivane Haziri Xhukaj
Ushqehu shëndetshëm! Vlora Mehmedi
Një dritare e hapur në një botë të mbyllur! Alida ThaçiFitore SopaBardha Buleshkaj
Klasat 6 – 7(3 grupe) Covid 19 – Shtrirja dhe përhapja Zymryte Avdiu, Indira Ibrani, Kaltrina Krasniqi
Keep your brain engaged while staying at home! Jeta Kingji Kastrati, Arbnora Reçica, Janina Xërxa
Ndikimi i kreativitetit në shëndetin tonë, gjatë qëndrimit në shtëpi! Edona Cami, Besa Brahimi, Lulzim Thaçi
Klasat 8 – 9(2 grupe) Let’s beat the virus! Merita Berisha, Donika Idrizaj, Albana Selmani
Pandemitë përgjatë historisë Alketa Hasani, Lumturije Bardhaj, Endrit Rizanaj, Shpresa Rama
Klasat 10-12(3 grupe) Staying positive during Covid -19! Jugert Koçiasi, Besa Shala, Genc Dervishi,
Regjenerimi i Tokës gjatë kohës së Pandemisë Covid-19 (Regeneration der Erde während der Pandemiezeit Covid – 19) Arta Shala, Valbona Pacolli, Shpëtim Kastrati
COVID-19 & KONSPIRACIONET! How can Math and statistical skills predict the next pandemic? Teuta Mehmeti & Lumnie Behrami,Lekë Nikollbibaj
Projektet me aktivitete të veçanta
Klasat 6-12 Muzika në kohë pandemie –Koncert me pika muzikore Yllnora Gashi, Lisjeta Thaçi
Klasat 6-12 Arti gjatë Pandemisë – Ekspozitë Mirlinda Ramadani
Klasat 10-12 Aktrojmë edhe në Pandemi – Shfaqje Agron Gashi, Hana Selmani
  Informata për prezantimet & Gara shpërblyese Ditën e enjte, më 30 prill, pas finalizimit të plotë të projekteve, nxënësit do t’i prezantojnë produktet e MBP nga ora 10.00 – 12.00 në klasat virtuale të projekteve. Secili “Projekt” i klasave 6-12 do të zgjedhë projektin/ prezantimin më të mirë nga grupit i madh, brenda klasës virtuale. I njëjti grup do të hyjë në garë të përgjithshme për 3 shpërblimet e 3 vendeve të para, në nivel 6-12. Nxënësit e klasave 0-5 nuk marrin pjesë në garë, për shkak të formës dhe prezantimit të punës. Prezantimi i projekteve më të mira para panelit vlerësues do të bëhet po atë ditë, nga ora 13.00-15.00. Shpallja e fituesve do të bëhet “live” në mbrëmje, në fund të prezantimeve. Ndërsa, gjatë prezantimit të projekteve live stream në facebook-un e shkollës, të gjithë nxënësve pjesëmarrës do t’u dërgohen certifikata mirënjohëse përmes e-mailit. Mezi presim të takohemi me ju të dashur nxënës brenda mureve të shkollës!   Me respekt, Afrore Lila Drejtoreshë e shkollës