ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Orë letrarë për Pavarësinë e Kosovës

Orë letrarë për Pavarësinë e Kosovës

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e klasave të larta mbajtën një orë letrare të shoqëruar me pjesë muzikore. Ky program artistik u mbajt në Hapësirën për shumë qëllime Nxënësit që tashmë janë të dëshmuar në artin e shkrimit e sprovuan vetën edhe në interpretimin e tyre, duke lexuar ese me tematika të ndryshme. Niveli përmbajtjesor artistik i eseve i shoqëruar me tingujt e ëmbël të kitarës dhe me zërin magjik të Nidës dhe Erisës i dhanë kuptim këtij organizimi simbolik, që është pjesë e pandashme e nxënësve, e popullit dhe e historisë së Kosovës. Këtij manifestimi i dha jehonë edhe çmimi që ka marrë nxënësja e shkollës sonë Sara Rodiqi për fotografinë më të mirë në #InstaKosova e iniciuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë arritje, zëvendësdrejtoresha Fitore Hoxha e nderoi me një dhuratë simbolike fituesen e këtij aktiviteti dhe nxënësen tonë, Sara Rodiqi. D1 DSC_0279